Ushqimet që duhen shmangur pas moshës 40 vjeçare

Ushqime

Ushqimet që duhen shmangur pas moshës 40 vjeçare

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Ndjekja e një diete të shëndetshme është e rëndësishme në çdo moshë. Megjithatë, pas moshës 40 vjeç, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet asaj që hani. Në të vërtetë, ka 8 ushqime që duhen shmangur pas moshës 40 vjeç, pasi tretja jonë ngadalësohet dhe nuk arrin të menaxhojë ritme të njëjta si kur ishim 20 ose 30 vjeç.

Cilat janë 8 ushqimet që duhen shmangur pas moshës 40 vjeçare?

Në moshën 40 vjeçare duhet të filloni të mendoni për shëndetin e zemrës dhe eshtrave. Në fakt, meshkujt mbi moshën 40 vjeç kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Gratë, nga ana tjetër, përballen me probleme të kockave.

Kjo është arsyeja pse në këtë periudhë është e nevojshme të konsumoni ushqime të pasura me fibra si fasule, bizele, mollë dhe fruta agrume. Nga ana tjetër, duhet të zvogëlohet ose të shmanget konsumimi i mishit të industrializuar (salsiçe, sallam, proshutë), kripërat e tepërt, ëmbëlsirat, biskotat, akulloret, pijet joalkoolike, ushqimet me glutamat monosodium. (patatet e skuqura, hamburgera, hot-dog, etj).

Në moshën 50 vjeçare, gratë në menopauzë fillojnë të kenë probleme kardiovaskulare. Për të reduktuar këtë rrezik është e këshillueshme që të merrni omega 3 dhe vitamina B, të përfshira në ushqime të tilla si peshku, maja e birrës dhe fara liri.

Në moshën 60 vjeç, zakonet e të ngrënit duhet të riformulohen (nëse janë të gabuara). Është e rëndësishme të konsumoni vakte të vogla (5 herë në ditë) dhe të konsumoni vitamina dhe shtesa. Përveç konsumimit të shumë frutave dhe perimeve, është e rëndësishme që të pini shumë lëngje për të shmangur kapsllëkun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat