Kombinimi më i keq i darkës – dy produkte që i bashkojmë gjithmonë - Bota Sot
Kombinimi më i keq i darkës – dy produkte që i bashkojmë gjithmonë

Ushqime

Kombinimi më i keq i darkës – dy produkte që i bashkojmë gjithmonë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:18
Ilustrim

Është e pakundërshtueshme tashmë që në darkë nuk duhet të pish një filxhan me kafe apo nuk duhet të hash një krem karamel a ҫokollatë të ngrohtë para gjumit, po ndoshta nuk e dije se edhe një kombinim tjetër nuk të bën mirë në darkë. Një ushqim i zakonshëm, që të gjithë ne e konsumojnë dendur në darkë, sipas ekspertëve, nuk është i këshilluar.

Po, është e vërtetë. Nëse nuk do që të rrotullohesh gjatë gjithë natës në krevat, duhet të bashkohesh me mendimin e ekspertëve që të mos hash mish pule në darkë. Duke pasur parasysh se mishi i pulës është darka më e zakonshme në Amerikë, loja ndryshon komplet drejtimin.

Russell Rosenberg, Ph.D., CEO i “National Sleep Foundation”, tregon për Health.com, cilat janë arsyet që mishi i pulës nuk rekomandohet në darkë.

Mishi i pulës dhe ҫdo lloj proteine tjetër, nuk rekomandohet për t’u konsumuar në darkë, sepse e nxit trupin të fokusohet në tretje, ndërkohë që duhet të fokusohet te gjumi: “Tretja është një proces i ngadaltë, i cili supozohet të ngadalësohet deri në 50 për qind gjatë gjumit, por nëse ha shumë proteina, tretja bëhet më e ngadaltë”, – shpjegon Rosenberg.

Ҫfarëdo që të bësh, mos e kombino darkën me mish pule dhe me verë, sepse ndryshe do të rrish zgjuar gjatë gjithë natës. Është një përzierje që tretet shumë ngadalë dhe do të të bëjë të zgjohesh shpesh gjatë natës. Po ashtu, alkooli të bën të gërhasësh edhe më shumë, kështu që do të të krijojë më shumë shqetësim ty dhe partnerit”, - thotë Rosenberg.  

Nëse do të dish cili është fruti më i mirë për të bërë një gjumë të qetë, përgjigjja është qershitë. Qershitë ҫlirojnë melantoninën, e cila sinjalizon trurin se erdhi koha e gjumit, sipas Keri Gans, një dietolog në New York City dhe autor i “The Small Change Diet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...