Tartë me spinaq dhe djathë

Ushqime

Tartë me spinaq dhe djathë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:38
Tartë me spinaq dhe djathë

Përbërsit:

100 gram gjalpë

100 ml vaj ulliri

200 gram kos

1 pako pluhur pjekës

pak kripë

Për mbushjen: 2 lugë gjelle oriz

300 gram hithra

3 qepë të njoma

200 gram djathë të bardhë

Udhëzimet:

1

Si fillim do të përgatisim petën. Në mes të miellit hapni një vrimë dhe shtoni kosin, vajin, pluhurin pjekës dhe gjalpin. Punojeni mirë dhe e lini mënjanë.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepët e njoma. Shtoni hithrat e lara mirë dhe në fund orizin.

3

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni petën dhe pastaj mbushjen që përgatitët.

4

Mbyllini anët e petës dhe në fund shtoni sipër djathin e bardhë të thërrmuar.

5

Tartën e fusni në furrë për rreth 25 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat