Makarona karbonara, për të gjithë vegjetarianët

Ushqime

Makarona karbonara, për të gjithë vegjetarianët

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:05
Foto

Përbërësit për 4 persona:

360g makarona linguine ose formë tjetër • 2 karota • 2 kunguj

mesatarë • 2 qepë të vogla • 2 vezë dhe 2 të verdha veze • djathë

Parmigiano i grirë, vaj ulliri • kripë e piper (sipas dëshirës)

Përgatitja:

1Presim në formë zhulien karotat dhe kungujt. Qepët i grijmë hollë. I skuqim në tigan me pak vaj ulliri. I lëmë mënjanë.

2Vëmë linguinet që të ziejnë në ujë të valuar me kripë. I heqim nga zjarri pak minuta para se të ziejnë plotësisht, i kullojmë, por ruajmë pak nga uji i tyre.

3Rrahim vezët dhe djathin në një tas të vogël.

4Ngrohim tiganin me perimet e skuqura, i heqim nga zjarri, shtojmë linguinet, vezët me djathin, pak nga uji i makaronave. I përziejmë shpejt dhe vezët nga ngrohtësia duhet të mpiksen. Në të kundërt, e vëmë tiganin në flakë shumë të ulët për një minutë duke pasur kujdes që vezët të mos bëhen si të skuqura. I shërbejmë menjëherë duke i spërkatur me pak piper të bluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat