Pite me fileta pule e pjekur në salcë ajke: Drekë e shpejtë që nuk mund ta harroni!

Ushqime

Pite me fileta pule e pjekur në salcë ajke: Drekë e shpejtë që nuk mund ta harroni!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:55

Ky racion përgatitet shpejt, ndërsa shija i fascinon të gjitha shqisat tuaja

Përbërësit:– 450 – 500 g fileta pule;

– 1 qese perimesh të ngrira të përziera me oriz;
– 500 ml ajkë për zierje,
– 100 g kaçkavall;
– kripë;
– piper;
– pluhur hudhre;
– 6 – 7 kore për pite.Përgatitja:

⦁ Mishin e bardhë piqeni në kube, qitni kripë dhe piper dhe fërgoni në tigan.
⦁ Kur të fërgohen shtoni perimet dhe fërgoni bashkë 10 – 15 minuta.
⦁ Nxehni furrën në 200 gradë.
⦁ Tepsinë katrore apo të rrumbullakët mbështilleni me kore për pite dhe qitni pak vaj.
⦁ Qiteni përzierjen nga tigani dhe mbulojeni me kore.
⦁ Të gjitha mbuloni mirë që të mos rrjedhë salca.
⦁ Qitni sipër ajkën për zierje dhe kaçkavallin e grirë në rende.
⦁ Sipër qitni pak pluhur hudhre, sipas shijes.
⦁ Piqeni 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat