Kek me të bardha vezësh

Ushqime

Kek me të bardha vezësh

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 11:06
Foto

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 22/24 cm:

6 të bardha vezësh

90 g bajame të pjekura ose piqini si më poshtë

100 g sheqer

240 g miell

12 g sodë për ëmbëlsira

80 g gjalpë i tretur, i vakët

4 lugë lëng limoni

lëkura e 1/2 limoni organik

Për kremin:

250 g djathë Philadelphia

125 g sheqer pluhur

1 lugë lëng limoni

Për zbukurim:

fruta të stinës sipas dëshirës

Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Bajamet i pjekim për 7-8 minuta në furrë dhe kur të jenë akoma të nxehta, i grijmë në blender së bashku me sheqerin, derisa të bëhen si pluhur. 2. Në robot, rrahim të bardhat e vezëve së bashku me bajamet e grira dhe sheqerin. Shtojmë miellin dhe sodden nëpërmjet një site, gjalpin, lëngun e limonit dhe lëkurën e limonit të grirë në rende.

3. E hedhim në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e pastër. E lëmë të ftohet.

4. Ndërkohë, përgatisim kremin: me rrahësen elektrike përziejmë djathin Philadelphia me sheqerin dhe lëngun e

limonit. E ruajmë në frigorifer deri në çastin që do ta përdorim. E zbukurojmë tortën me krem dhe fruta të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat