Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante

Ushqime

Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Shumica prej njerëzve preferojnë ushqimet pikante, është fakt që shijojnë më mirë. Por, ushqimi pikant i tepruar sipas studiuesve, mund të shkaktojë humbje të kujtesës.

Një studim me më shumë se 4500 njerëz, është gjetur se ata që konsumojnë 50 gramë erëza pikante për ditë kanë dy herë më shumë gjasa për të pasur kujtesë të dobët, në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë.

Ngrënia e ushqimi dhe erëzave pikante, po ashtu është lidhur me 56% humbje të kujtesës në 15 vitet e fundit, raportohet në hulumtim.

Studiuesit janë ende të pasigurt se pse egziston kjo lidhje. Mirëpo, doza e lartë e kësaj përmbajtje thuhet se ‘deaktivizon’ disa nerva që shkaktojnë dhembje.  Si dhe studiuesit thonë se kjo mund të ndikoj edhe në qëndrueshmërinë e nervit, mirëpo paralajmëruan se kjo teori ende mund të jetë spekulative.

Disa hulumtues thonë se ushqimet pikante duke u bazuar në studimet e më hershme është gjetur se ndihmon në humbje të peshës dhe në balancimin e qarkullimit të gjakut. Sido që të jetë, ne në këtë hulumtim kemi gjetur se mundet të i ketë disa efekte negative në aspektin e njohjes tek të rriturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat