Kroketa me patate e djathë

Ushqime

Kroketa me patate e djathë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:41
Kroketa me patate e djathë

Përbërësit:
Patate: 1 kg
Miell: 1 filxhan çaji
Vezë për brumin: 2 kokrra
Kaçkavall i grirë: 3 lugë gjelle
Gjlapë: 2 lugë gjelle
Qumësht: 2 filxhanë kafeje
Kripë, piper, majdanoz
Galetë: 1 filxhan çaji
Vezë për lyerjen: 1 kokërr
Vaj: 2 filxhanë kafeje

Përgatitja:
Patatet e paqëruara lahen dhe i ziejmë në ujë të vluar me kripë dhe të nxehta bëhen pure. Pureja e nxehtë hidhet në tavë, hapet një vend në mes ku hidhen vezët, gjalpi, kripa, piperi, majdanozi i grirë dhe mielli.

Masa punohet lehtë duke përgatitur një brumë të shkrifët joelastik. Brumi duhet të jetë më i butë se i byrekut. Po të jetë i fortë, zbutet me pak qumësht. Pastaj merret nga brumi pak masë pjesë – pjesë, i jepet formë cilindrike, pritet 3 – 4, u jepet në fillim formë e rrumbullakët, sa një kokërr arrë mesatare. Këto kalohen në miell liezon (vezë e rrahur me pak ujë) në galetë dhe skuqen. Vendosen në pjatë dhe zbukurohen me degë majdanozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat