Tortino me gjizë dhe perime të stinës; pjata më e shpejtë dhe e shijshme e verës

Ushqime

Tortino me gjizë dhe perime të stinës; pjata më e shpejtë dhe e shijshme e verës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 06:28
Foto

Një gatim i thjeshtë, që nëse shoqërohet me një sallatë përftohet një pjatë e kompletuar.Perberesit:

500g gjizë cilësore 3 kokrra vezë 2-3 lugë miell 3 lugë djathë Parmigiano i grirë perime të stinës sipas dëshirës (unë përdora 200g bizele të qëruara dhe 2 karota) 1-2 qepë të njoma

1 bustinë shafran vaj ulliri, kripë erëza të ndryshme sipas dëshirës

Pergatitja:
1.Perimet e qëruara i presim në rripa të hollë, ndërsa qepën e presim hollë dhe në formë rrethore. Më pas i skuqim në tigan me pak vaj, duke i lënë krokante.

2.Gjizën dhe vezët i përziejmë në një tas, duke i rrahur me dorë me rrahësen e vezëve për 1 minutë. Shtojmë shafranin e tretur me një lugë ujë, djathin Parmigiano, erëzat dhe pak kripë.

E hedhim përzierjen në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe e pjekim në temperaturën 180°. E shërbejmë të prerë në formë katrore, të shoqëruar me sallatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat