Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja - Bota Sot
Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja

Ushqime

Ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Heqja dorë nga shprehia e konsumimit të duhanit është një nga gjërat më të vështira

Mirëpo, është shumë e rëndësishme të gjenden mënyrat e duhura të hiqni dorë nga kjo shprehi, e cila sjell shumë dëme shëndetësore.

Ekspertët tregojnë për WellMind se ekzistojnë disa ushqime, të cilat ndihmojnë në lënien e cigares dhe ato janë:

Hani diçka rregullisht– Kur jeni të uritur, gjëja e parë që ju bie në mend është pirja e një cigare. Kështu, nëse mbani gjithmonë diçka për të ngrënë me vete kjo do t’ju ndihmojë shumë që të shmangni pirjen e cigares.

Karotat– Janë produkti i duhur që duhet të konsumoni vazhdimisht nëse jeni në tentim të lënies së duhanit. Përpos karotave ju mund të hani edhe brokoli, lulelakër apo speca.

Çamçakëzi- Siguroheni të keni gjithmonë çamçakëz me vete, dhe sa herë të ndiheni nevojën për të pirë një cigare hani një çamçakëz!

Frutat e freskëta- Portokalli, pjeshkat apo mollët janë shumë të mira për t’u konsumuar. Ato janë të ëmbla si dhe kanë sasi të lartë të vitaminave dhe të antioksidantëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...