5 ushqimet alkaline që përmirësojnë shëndetin

Ushqime

5 ushqimet alkaline që përmirësojnë shëndetin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:10
Ilustrim

Shëndeti, forma e trupit dhe jetëgjatësia  varen kryekëput nga balanca e acideve dhe alkalineve në gjak. Nëse ka disbalancë, trupi fillon të ketë probleme. Dietat së fundmi, janë kryesisht acidike, e kjo është arsye pse për të normalizuar vlerën e pH-së, duhet të hani ushqime alkaline.

Disa ushqime alkaline e ruajnë trupin nga obeziteti dhe iu bën më të shëndetshëm.

Avokado

Studimet kanë treguar që dietat që për bazë kanë avokadën, ulin nivelin e kolesterolit në gjak për 8.2 përqind. Madje për vlerën  këtij ushqimi, dihet shumë kohë më përpara. Historiani spanjoll, Bernandino de Sahagun në librin e tij “The Universal History of the Things of New Spain” të vitit 1576, shprehet që edhe aztekët kanë ditur mbi vlerën ushqyese që ka avokado.

Bananet

Bananet kanë dy tipe bazike të fibrave. Ato përmbajnë vitamina dhe janë alkaline që ndihmojnë normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Lulelakëra

Lulelakëra përmban vitaminën C,A, B, PP dhe parandalon akumulimin e kolesterolit në mëlçi. Lulelakëra ka kalcium dhe magnez.

Pjepri

Gjëja më e mirë për pjeprin është që përmban karoten (që ulë mundësinë për tu zhvilluar kanceri). Gjithashtu, për shkak të vitaminës C, konsumimi i pjeprit ndihmon që lëkura të duket më e bukur dhe e shëndetshme.

Trangujt

Trangujt janë perfekt për ta larguar acidin nga trupi. Gjithashtu, trangulli largon radikalet e lira, që mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe ato autoimune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat