Ingredientët
500 ml kos
200 gram djathë të bardhë
2 qepë
4 thelpi hudhër
70 ml vaj ulliri
4 kungulleshka
3 vezë
Kripë, piper
Udhëzimet
1
Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepët e prera imët.
2
Tani shtoni kungulleshkat e prerë në copa të vogla dhe kripën.
3
Ndërkohë kombinoni në një enë vezët, kosin, kripën, piperin.
4
Merrni një tavë dhe shtroni në të kungulleshkat. Sipër e mbuloni me salcën që përgatitët. Në fund i shtoni sipër majdanozin e prerë imët.
5
E fusni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë.
6
Pesë minutat e fundit i shtoni djathin e bardhë të grimcuar dhe e fusni sërish në furrë.
7
Sapo tava të jetë gati, e servirni nëpër pjata dhe shijojeni!