Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet dhe trup të mirë - Bota Sot
Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet dhe trup të mirë

Ushqime

Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet dhe trup të mirë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:25
Ilustrim

Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibër, të cilat ndihmojnë për të luftuar inflamacionin kronik. Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni më shumë janë: brokoli, spinaqi, kërpudhat, manaferrat dhe mollët.

Çaj jeshil

Çaj jeshil është shndërruar në pije popullore, duke qenë se ka gjetur përdorim të vazhdueshëm nga të gjithë. Ndihmon në uljen e inflamacionit dhe redukton yndyrnat e tepërta në trup. Kjo pije në brendësi të saj përmban anti-inflamator natyral që ndihmon për të patur trup të rregullt.

Bajamet

Bajamet janë shumë të shëndetshme për zemrën. Konsumimi i tyre mban kolesterolin e trupit tuaj të qendrueshëm, si dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

Omega 3 (peshku, salmoni)

Studimet kanë treguar se një dietë me përqindje të lartë të omega 3 – (acide yndyrore) dhe një përqindje të ulët të omega 6 ndikojnë në uljen e inflamacionit. Burimet ushqimore të omega 3 përfshijnë arra, peshk dhe salmon të egër.

Uji

Të kesh një trup të hidratuar është shumë e rëndësishme, pasi konsumimi i vazhdueshëm i ujit jo vëtëm që nxjerr jashtë toksinat, por ndihmon dhe në inflamacionin e trupit. Është e këshillueshme që në ditë të konsumohen të paktën 8 gota uji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...