Recetë: Sallatë Amerikane me pasta - Bota Sot
Recetë: Sallatë Amerikane me pasta

Ushqime

Recetë: Sallatë Amerikane me pasta

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:50
Ilustrim

Në këto ditë të nxehta të gjithë ne jemi duke kërkuar ushqime sa më të lehta dhe të freskëta.

Sallata Amerikane me pasta, përveç që është e lehtë dhe e shijshme, po ashtu do ju freskojë në këto ditë me temperatura të larta.

Çka ju nevojitet?

Makarona të zier sipas dëshirës tuaj.

¼ filxhan me selino

¼ filxhan me qepë të kuqe të grirë, ta lini në ujë të ftohtë për 5 minuta

1 lugë gjelle me majdanoz të grirë

½ filxhan me majonezë

¾ lugë çaji me mustarde

Gjysmë luge sheqe

Gjysmë luge uthull të mollës

3 lugë gjelle me krem

½ lugë të çajit me kripe dhe piper.

Përgatitja

Në një tas të madh kombinoni makaronat, selino dhe qepë majdanoz, mund të shtoni edhe domate.

Në një tas tjetër hudhni së bashku majonezën, mustardën, sheqerin uthull, kremin, dhe kripën. Këtë përzierje hudhni përmbi të parën dhe përzijeni. Shtoni kripë dhe piper. Dhe gati për tu shërbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...