Obezët konsumojnë 140 miliardë tonë ushqime

Ushqime

Obezët konsumojnë 140 miliardë tonë ushqime

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Pesha e ushqimit që njerëzimi konsumon më shumë dhe që bën që burrat dhe gratë të bëhen obezë arrin në 140 miliardë tonë, sipas studimit të universitetit italian të Teramos, që u botua në revistën shkencore ”Frontiers in Nutrition”.

Për të arritur në këto përfundime studiuesit Mauro Serafini, Carla Di Mattia dhe Elisabetta Toti filluan nga të dhënat e publikuara nga FAO për sasitë e secilit produkt të konsumuar nga rajonet gjeografike.

Përllogaritjet bazohen në disponueshmërinë kombëtare të lëndëve të para ushqimore kryesore dhe duke marrë parasysh numrin e personave me indeks të masës trupore më të lartë se 21,7.

“Është e rëndësishme të veprohet ndaj njerëzve. Nëse bëhen obezë ose hanë shumë, ata dëmtojnë planetin”, shpjegon Serafini, profesor në universitetin e Abrucos.

Ndër rajonet që FAO i etiketon si më të prekur nga pesha e ushqimit janë Evropa, Amerika e Veriut dhe Oqeania.

Sipas OBSH-së ka rreth dy miliardë njerëz në mbarë botën që janë mbipeshë, ndërsa në planet rreth 600 milion njerëz janë obezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat