Zbuloni vetitë e jashtëzakonshme dhe përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku - Bota Sot
Zbuloni vetitë e jashtëzakonshme dhe përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku

Ushqime

Zbuloni vetitë e jashtëzakonshme dhe përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 06:44
Ilustrim

Kushdo që ka provuar një fik të freskët, e di mirë që ka shijen e një përzierje mes mjaltit dhe kokrrave të vogla.

Një prej frutave të shijshme të sezonit veror është edhe fiku, që ka shumë vlera ushqyese.

Fiku është i rëndësishëm për sistemin imunitar pasi ka përbërje fibrash, të cilat ndihmojnë me tretjen. Por nëse konsumoni fiq, mund të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare. Kjo ndodh sepse ka kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm për zemrën.

Një prej përfitimeve të tjera që mund të merrni nga fiku është vitamina A.

Trupi e përdor vitaminën A:

për të krijuar qeliza të reja të kuqe dhe të bardha të gjakut, të cilat janë të rëndësishme për imunitetin;

ndikon në shëndetin e syve;

ndihmon me shëndetin riprodhues.

Ndër të tjera, fiku ka magnez, burim të cilin e ruan edhe kur thahet. Magnezi është një lëndë ushqyese e rëndësishme për:

funksionin e muskujve dhe nervave;

shëndetin e kockave;

ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...