Mos e hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja - Bota Sot
Mos e hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja

Ushqime

Mos e hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një grup aktivistësh për mbrojtjen e kafshëve ju rekomandojnë të mendoheni dy herë para se të konsumoni fileton e pulës, duke rishikuar pamjen e tyre.

Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto.

Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, i publikuar tek revista italiane ”Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike.

Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.A) Vijëzim normal, b) vijëzim i moderuar, c) vijëzim jashtë normaveMund t’i keni vënë re këto shenja tek filetot e pulës. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin.

Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Arkansas dhe Texas A&M, në SHBA, ky fenomen është përhapur shumë këto vitet e fundit, ku në 285 pula të testuara, 96% e tyre i kishin këto vija të bardha.

Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejtë. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht.

Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...