Mishi i pulës me spinaq i bërë në role - Bota Sot
Mishi i pulës me spinaq i bërë në role

Ushqime

Mishi i pulës me spinaq i bërë në role

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Recetë mjaft e shijshme për një drekë të këndshme me familjen

Përbërësit:

– 1.400 g fileta pule;
– 80 g spinaq;
– 80 g djathë;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël erëza bimore;
– 1 lugë e vogël piper të bluar.

Përgatitja:

Mishin e pulës lajeni dhe me thikë bëni xhepa për mbushje. Pastaj përzieni kripën, erëzat bimore dhe piperin, lyeni mishin dhe lëreni disa orë në frigorifer që t’i thithë erëzat.

Spinaqin zieni në avull dhe priteni, djathin thërrmojeni dhe përziejeni me spinaq.

Xhepat mbushni me përzierjen e përgatitur dhe bëni role.

Mishin vendoseni në tepsi të lyer e cila është rezistuese ndaj zjarrit, mbulojeni me kapak dhe piqeni rreth 30 minuta në 180 gradë.

Shërbejeni me sallatë të freskët, ndërkaq mund t’i shtoni edhe patate.

Ju bëftë mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...