Omëletë tajlandeze e gatshme për 90 sekonda: E butë nga brenda, kërcëlluese nga jashtë, ju pushton përnjëherë! - Bota Sot
Omëletë tajlandeze e gatshme për 90 sekonda: E butë nga brenda, kërcëlluese nga jashtë, ju pushton përnjëherë!

Ushqime

Omëletë tajlandeze e gatshme për 90 sekonda: E butë nga brenda, kërcëlluese nga jashtë, ju pushton përnjëherë!

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një omëletë e shijshme, e shëndetshme, ndryshe nga të tjerat

Përbërësit:

– 2 vezë;

– ½ lugë të vogël lëng limete apo uthull të zakonshme;

– 1 lugë e vogël salcë nga peshku;

– 1 lugë ujë;

– 1 lugë miell orizi apo qull misri;

– 1 filxhan i vogël vaj i zakonshëm bimor.

Përgatitja:

Në një enë tundni vezët, lëngun e limetës apo uthullës, salcën e peshkut, ujin dhe miellin e orizit apo qullin e misrit.

Përzieni me pirun derisa të bëhen të shkumëzuara.

Nxehni mirë vajin në një tenxhere më të vogël dhe qiteni tretjen me vezë.

Pas 20 sekondave, rrotullojeni omëletën.

Lëreni që ana tjetër të fërgohet edhe 20 sekonda.

Hiqeni omëletën nga tigani dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...