4 gabime që duhet të shmangni në mëngjes

Ushqime

4 gabime që duhet të shmangni në mëngjes

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:40
Ilustrim

Ju tashmë e dini se mëngjesi mund t’ju ndihmojë të humbni peshë , por kjo nuk do të thotë të thotë të hani çdo gjë sapo të zgjoheni,

Për këtë arsye një dietologe në Nju Jork, njëkohësisht dhe autore e “The Portion Teller Plan” , Lisa Young ka treguar për gabimet që duhet t’i shmangni në mëngjes.

Kujdes me lëngjet e frutave!

Lëngjet e frutave që kanë shumë sheqer dhe kalori,  duhen zëvendësuar me fruta. Përpiquni të hani sa më shumë fruta gjë e cila ju ndihmon të ndiheni më të ngopur. Ato përmbajnë më shumë fibra dhe në këtë mënyrë ju largon urinë për një kohë më të gjatë.

Kujdes me drithërat!

Edhe nëse hani drithëra për mëngjes, duhet të keni kujdes me masën që përdorni pasi mund të rrezikoni të merrni më shumë kalori seç duhet dhe kjo mund t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Kujdes kur hani bagels

Një bagel (Bagel është një brumë maja në formën e një unaze të madhe e mbushur sipas shijeve të dëshiruara e përdorur në të gjitha vendet ku ka një komunitet hebre dhe tani më gjerë) me krem djathi është i mirë nëse përdoret rrallë. Mirëpo shumica e tyre janë janë baraz me 5 copa buke dhe kanë shumë kalori prandaj nuk këshillohen të përdoren në sasi dhe shumë shpesh.

Fruta dhe kos

Kosi është gjithsesi një zgjedhje e mirë, por kosi i frutave ka shumë sheqer dhe më shumë kalori seç ka nevojë trupi juaj. Gjeni një kos që është me sa më pak yndyrë dhe për të shtuar ëmbëlsinë mund të përdorni fruta të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat