Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë periodave

Ushqime

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë periodave

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Të gjitha ato që vuajnë nga dhimbjet e periodave, e dinë mirë çfarë ndjesie e tmerrshme është.

Gjithsesi, përpara se të merrni ilaçin e zakonshëm për t’u qetësuar, konsideroni pak një listë ushqimesh të cilat duhen konsumuar veçanërisht në ditët e periodave.

1.Çokollata e zezë

E keni pyetur ndonjëherë veten pse kërkoni me ngulm çokollatë gjatë ose para periodave? Trupi juaj e di çfarë do, kështu që besoji!

2. Uji

Uji është domosdoshmëri që trupi të funksionojë siç duhet, por gjatë atyre ditëve ndihmon duke minimizuar shumë dhimbjet.

3. Banania

Bananet janë të pasura me potasium, kështu që kontributi i tyre tek lehtësimi i dhimbjeve të barkut, është i madh.

4. Ananasi

Përveç dhimbjeve, ananasi do t’ju rregullojë humorin!

5.Salmoni

I pasur në Omega 3 dhe vitaminë D, salmoni është ilaç gjatë atyre ditëve.

6. Çaji

Çaji jeshil, kamomil, apo çfarëdo lloji tjetër do t’ju qetësonte.

7. Arrat

Mos i ndani nga çanta!

8. Farat e lulediellit

Një arsye më shumë për të konsumuar fara luledielli janë dhimbjet e periodave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat