E shpejtë dhe e shijshme: Pulë e mbushur me fasule - Bota Sot
E shpejtë dhe e shijshme: Pulë e mbushur me fasule

Ushqime

E shpejtë dhe e shijshme: Pulë e mbushur me fasule

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 18:34

Pula e mbushur me fasule, është një pjatë e dytë që ia vlen të gatuhet e të shijohet. Shija e kësaj pjate është e veçantë dhe përgatitja e saj është shumë e thjeshtë.

Përbërësit:
1 pulë
300 gram sallamë pikante
2 thelpinj hudhre
1 limon
300 gram fasule të bardha të ziera
kripë
majdanoz
vaj ulliri
piper

Përgatitja:
Fillimisht presim sallamin në copa. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe copat e sallamit. I kavërdisim së bashku. Më pas shtojmë fasulet, pak kripë, piper. Në fund shtojmë edhe majdanoz të grirë.
Ndërkohë marrim pulën dhe e lyejmë me thelpinjtë e hudhrës. Më pas mbushim pulën me produktet që kemi kavërdisur, dhe në fund vendosim limonin për ta mbyllur në mënyrë që mos të dalë mbushja.
Vendosim pulën në tavë dhe i hedhim sipëer vaj ulliri e kripë.
Vendosim pulën të piqet në furrë të nxehtë, përreth 40-50 min. Pasi është pjekur pulën e nxjerrim dhe e servirim të nxehtë. Sipas dëshirës mund të pritet limoni dhe të shtrydhet mbi mishin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat