Recetë: Smoothie me banane dhe pjeshkë

Ushqime

Recetë: Smoothie me banane dhe pjeshkë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Banane, pjeshkë dhe qumësht. Formula më e mirë që mund t’i jepni trupit tuaj, pasi në të njëjtën kohë do të kombinoni shijen e mirë dhe vlerat ushqyese.

Përbërësit:

1 banane

1 pjeshkë (të qëruar të prera në copa të vogla)

1 lugë gjelle mjaltë

kuba akulli

1 filxhan çaji qumësht

Përgatitja:

Në mikser do të shtoni bananen, pjeshkën, mjaltin dhe kubat e akullit.

Tani shtoni qumështin. E fruloni në Nutribullet për disa sekonda.

Në fund e shërbeni dhe mund të dekoroni me fruta sipas dëshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat