Supë e ngrohtë me patate dhe lulelakër

Ushqime

Supë e ngrohtë me patate dhe lulelakër

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:31
Ilustrim

Kjo është një supë e shijshme dhe perfektë për ditët e ftohta.

Përbërësit për 4 persona:

• 250gr patate

• 320gr lulelakër

• 1 galina

• 800ml ujë

• pak gjalpë

• kripë, piper

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe prijini në copa të mëdha. Ndani në copa edhe lulelakrat që të ziejnë më shpejt.. Në një tenxhere hidhni ujin, galinën e kripën dhe vendoseni në zjarr. Kur të vlojë shtoni patatet dhe lulelakrën dhe lërini 10-15 minuta sa të zbuten. Hiqini më pas nga lëngu. Në një tigan shkrini pak gjalpë, hidhni patatet e lulelakrat dhe lëreni gati 10 minuta sa të fillojnë të skuqen pak. Kur të jenë gati shtojini tel lëngu dhe miksojini të gjitha duke shtuar edhe kripe e piper sipas dëshirës. Supa është gati dhe dihet konsumuar e ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat