Kina po teston nëse Vitamina C lufton coronavirusin

Ushqime

Kina po teston nëse Vitamina C lufton coronavirusin

Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në Kinë, një studim është duke u zhvilluar për të parë nëse doza të larta të vitaminës C mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit (i njohur zyrtarisht si COVID-19).

Shkencëtarët në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan janë duke provuar efektet e tij në 120 pacientë që kanë virusin, duke u dhënë atyre infuzione ditore prej 24g vitaminë C për shtatë ditë. Rezultatet nuk janë publikuar ende.

Doza që përdoret në Kinë është rreth 60 herë më shumë sesa sasia e rekomanduar ditore e NHS dhe 24 herë sasia e trefishuar ndaj ftohjes në rishikimet nga Cochrane.

Në testet, vitamina C ka punuar kundër çdo virusi – nëse jepet në përqendrim të mjaftueshëm, thotë Dr Levy.

Dr Mike Skinner, një virolog në Imperial College London, thotë se ne nuk do ta dimë vlerën e vitaminës C kundër koronavirusit për ca kohë, dhe thotë se doza që po testohet është ‘masive’. “Ata po bëjnë testin,” thotë Dr. Skinner.

“Le të shohim nëse ka ndonjë përfitim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat