10 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mbrëmje

Ushqime

10 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mbrëmje

Më: 29 mars 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për dietën, rregullat që duhet të ndiqen janë të shumta dhe të ndryshme dhe shpesh janë në kundërshtim të ashpër me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, ka pika mbi të cilat mjekët dhe nutricionistët shpesh pajtohen dhe këto kanë të bëjnë me ushqimet që duhen shmangur, veçanërisht në mbrëmje.

Në fakt, organizmi ynë shndërron ushqimin që konsumojmë në energji thelbësore për të kryer funksione jetësore dhe për të na lejuar të lëvizim, studiojmë, punojmë, etj. Në mbrëmje, para se të shkojmë për të fjetur energjia që na duhet është e kufizuar, për këtë arsye ajo energji që nuk përdoret shndërrohet në yndyrë.

Pra, cilat janë ushqimet që duhet të shmangen në mbrëmje?

Pica. Pica është mbretëresha e padiskutueshme e darkave të fundjavës dhe në shumë momente ky ushqim dëshmon të jetë zgjedhja më e popullarizuar për koston e saj të ulët dhe shijen e garantuar. Shpesh e pasur me yndyrna dhe përmban shumë karbohidrate. Një duet i dëmshëm për tretjen e natës përveç nëse zgjidhni një pica që nuk ka shumë yndyrë dhe pa shumë kripë.

Makaronat. Të pasura me karbohidrate, makaronat rritin ndjeshëm marrjen e kalorive, duke çuar gjithashtu në konsum të shumë karbohidrateve, më shumë sesa ju nevojiten gjatë natës. Nëse nuk punoni natën, makaronat nuk janë ushqimi më i përshtatshëm për të menduar qartë, punuar dhe mbajtur trupin në formë.

Mishrat e përpunuar. Këto janë ushqime që duhet të shmangen gjithmonë, pasi janë edhe më të dëmshme në mbrëmje për shkak të pranisë së lartë të kripës. Kjo çon në një qarkullim më të vështirë dhe në mbajtjen e ujit, i cili gjithmonë ka qenë armiku i dietave.

Mishi i kuq. Është një ushqim që është i vështirë për tu tretur dhe që kërkon shumë punë nga trupi që të metabolizohet. prandaj në mbrëmje preferohet ta shmangni atë.

Ushqimet e skuqura. Të shijshme për t’u ngrënë, të gjithë i pëlqejnë ushqimet e skuqura. Sidoqoftë, ato janë mjaft të rënda për tu tretur dhe padyshim me shumë kalori. Përveç kësaj, ato mund të jenë të rënda dhe të ngadalësojnë tretjen.

Çokollata. Edhe pse është një super ushqim, çokollata nuk është gjithmonë e përshtatshme në mbrëmje. Burim i shkëlqyeshëm energjie si dhe kundër depresionit, çokollata i ofron trupit shumë kalori. Për këtë arsye, marrja e saj pak para gjumit mund të bëjë që gjumi të shqetësohet. Më mirë ta konsumoni atë në mëngjes ose gjatë ditës.

Akullorja. Akullorja, një ushqim që është i pasur me sheqerna, duhet shmangur në mbrëmje, veçanërisht nëse mendoni që shpesh përmban një seri të tërë përbërësish që ngadalësojnë tretjen dhe pengojnë që  të bëni një gjumë të qetë dhe paqësor. Shumë më mirë është të zgjidhni shije të lehta ose thjesht ta shijosh gjatë ditës.

Alkooli. Edhe pse alkooli konsumohet kryesisht në mbrëmje, sa herë që pini diçka që e përmban atë, tretja ngadalësohet. Për më tepër, sheqernat që gjenden në pjesën më të madhe të pijeve alkoolike nuk pajtohen me dëshirën për të qëndruar në formë, duke bërë që rezervat e trupit të shndërrohen lehtësisht në yndyra.

Pijet e ëmbla. Të pasura me sheqer, ato sjellin energji fiktive që shndërrohet në yndyrë. Konsumi i tyre hedh poshtë çdo dietë ose  trajnim që synon ruajtjen ose arritjen e një peshe të shëndetshme.

Ëmbëlsirat. Të pasura me sheqerna dhe yndyrna, përveç që vështirësojnë tretjen, ato shndërrohen në yndyrë, duke sjellë shumë energji në krahasim me atë që mund të përdoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat