Për të mos mbirë patatet gjatë qëndrimit një kohë të gjatë, përdorni këtë truk

Ushqime

Për të mos mbirë patatet gjatë qëndrimit një kohë të gjatë, përdorni këtë truk

Më: 27 maj 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim

Vetëm vendosni një mollë në qese dhe mos u brengosni! Është mjaft e thjeshtë

Patatja është artikull të cilin e gatuajmë pothuajse me të gjitha ushqimet. Për këtë shkak shpesh blejnë në sasi të mëdha, ndërkaq qëndrojnë gjatë, andaj është rrezik që patatet gjatë qëndrimit të mbijnë.

Është e njohur që patatet e mbira nuk janë të mira për gjellë, përkatësisht për shëndetin, andaj po jua tregojmë mënyrën më të thjeshtë të mundshme që të pengoni mbirjen e patates.

E gjitha që duhet të bëni është që në qese apo në arkë në të cilën qëndrojnë patatet të vendosni një mollë dhe patatja do të mbetet perfekt.

Këshillë shtesë: Patatet është më së miri t’i ruani në vend të thatë, të errët dhe të freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat