Forconi imunitetin tuaj me këto ushqime

Ushqime

Forconi imunitetin tuaj me këto ushqime

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Nuk thuhet kot se është më mirë t’i parandaloni se sa t’i trajtoni sëmundjet. Kur vjen deri te ftohja, inflamacioni i fytit ose gripi, atëherë është vonë. Çaji, mjalti dhe limoni në këtë rast nuk ndihmojnë shumë, por janë zgjidhje e shkëlqyeshme për parandalim.

Përfshirja në menynë tuaj të disa ushqime të shëndetshme forcon sistemin tuaj të imunitetit dhe do të bëheni më rezistues ndaj gripave dhe ftohjeve me ardhjen e ditëve të ftohta.

Të gjithë e dimë se vitamina C është çelësi i luftës kundër ftohjeve dhe është fantastike për imunitetin, pasi rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që janë të rëndësishme në luftimin e infeksioneve.

Megjithatë, trupi ynë nuk prodhon vitamina dhe as nuk i ruan, kështu që është e nevojshme që ato t’i marrim përmes ushqimit. Gjatë muajve të dimrit është e nevojshme për të ngrënë perime dhe fruta të pasura me vitamina.

Agrumet

Ato janë të pasura me vitamina C që forcojnë imunitetin. Në këtë grup bëjnë pjesë portokajtë, mandarinat, limoni, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ndihmojnë jo vetëm në uljen e kolesterinës, por edhe rregullojnë nivelin e glukozës në gjak.

Agrumet janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe burim i shkëlqyer i hidratimit.

Kivi dhe papaja

Tre kivi në ditë ndikojnë dukshëm në uljen e tensionit të gjakut, gjë e cila ul rrezikun në kohë afatgjate nga goditja në zemër. Kivi ndikon edhe në uljen e rrezikut nga humbja e të parit.

Papaja është e pasur me antioksidues dhe është njëra nga pemët e rralla me përbërës antikanceroz. Vepron kundër inflamacioneve dhe përmirëson tretjen, ndërsa ka ndikim pozitiv edhe në lëkurë, përkatësisht redukton shenjat e plakjes së lëkurës.

Brokuli dhe spinaqi

Janë të pasur me vitamina A, C dhe E, si dhe me antioksidues dhe fibra. Duhet pasur parasysh se brokuli dhe spinaqi janë më të shëndetshëm kur zihen më shkurt, pasi që në këtë mënyrë nuk humbin vitaminat dhe mineralet që posedojnë.

Specat e kuq

Janë të pasur me vitaminën B6 që lufton aneminë dhe me vitaminën A, e cila ndikon në të parët. Specat e kuq përmbajnë edhe likopen, i cili ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës dhe mushkërive.

Kurkuma dhe çaji i gjelbër

Kurkuma është e njohur për përbërësit antiinflamatorë, ndërsa çaji i gjelbër ka përbërës antioksidues dhe ndihmon në ruajtjen e masës normale. Ai po ashtu ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, pasi ndikon pozitivisht në nivelin e kolesterinës në gjak.

Hudhra

Fuqia e saj është efikase në luftimin e infeksioneve me bakteret stafilokokë. Ka ndikim pozitiv edhe në sëmundjet e ndryshme të mushkërive dhe ndikon në veçanti në mjekimin e bronkitit.

Mjalti

Përveç shijes, është një bombë e vërtetë energjetike, për shkak të të cilës do të ndiheni më pak të lodhur dhe pa vullnet, dhe njëkohësisht me përdorimin e mjaltit do të forconi imunitetin tuaj.

Nëse dëshironi që të tejkaloni kollën dhe temperaturën e lartë, pini çdo ditë një pije të përbërë nga mjalti, limoni dhe kurkuma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat