Përfitimet që sjell konsumimi i ananasit…

Ushqime

Përfitimet që sjell konsumimi i ananasit…

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ananasi në ditët e sotme është lehtësisht i gjindshëm në dyqane apo supermarkete, në çdo sezon. Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin. Për të përfituar këto vlera ai duhet të konsumohet i freskët.

Shija e ananasit është e ëmbël dhe përmban pak kalori,  për këtë arsye është i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët. Është shumë i pasur me ujë dhe karbohidrate, të cilat janë në formën e sheqernave, në veçanti glukozës, saharozës dhe fruktozës. Por fruti është i varfër me fibra, ndërsa është një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Ananasi përmban një substancë mjaft të dobishme  që quhet bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo është  vlera e tij më e njohur e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit. Kjo substancë gjendet kryesisht  në kërcell.

Por ananasi njihet edhe për përdorimet e tij në kozmetikë pasi ka veti të mira anti-plakje dhe përdoret shpesh në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Por, vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat