Ushqime të përditshme që dëmtojnë veshkat tuaja - Bota Sot
Ushqime të përditshme që dëmtojnë veshkat tuaja

Ushqime

Ushqime të përditshme që dëmtojnë veshkat tuaja

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:45
Ilustrim

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj. Ato janë përgjegjëse për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe largimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme. Fatkeqësisht disa ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre normal nëse hahen më shumë se ç’duhet.

Bright Side bëri një listë të ushqimeve më të njohura që mund të dëmtojnë rëndë veshkat tuaja.

Avokado

Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, ngrënia e shumë prej tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat tuaja, veçanërisht nëse tashmë keni një sëmundje të veshkave. Arsyeja është sepse ky frut ka një nivel shumë të lartë të kaliumit.

Mishi

Ngrënia e tepërt e mishit mund të shkaktojë probleme të veshkave sepse proteinat e kafshëve mund të jenë shumë të vështira për t’u tretur, duke e bërë eliminimin e produkteve një barrë për veshkat. Një dietë e pasur me proteina shtazore gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka . Mishi stimulon prodhimin e acidit urik, i cili është një nga shkaqet e zakonshme të gurëve në veshka.

Kripa

Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ato mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.

Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo nënkupton kufizimin e konsumit të disa ushqimeve si banane, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë kaliumi, i cili mund të jetë i dëmshëm për ata që veshkat e tyre nuk funksionojnë siç duhet.

Bulmeti

Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos dhe djathë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmbajnë këto ushqime.

Portokall dhe lëng portokalli

Ndërsa portokalli dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta kaliumi. Një portokall i mesëm siguron 240 miligram kalium dhe një filxhan lëng portokalli mund të përmbajë rreth 470 miligram. Duke pasur parasysh këto numra, konsumi i portokallit dhe lëngut të portokallit duhet të jetë i kufizuar, veçanërisht kur nuk keni veshka plotësisht funksionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat