A keni dëgju për akullore pa gluten?

Ushqime

A keni dëgju për akullore pa gluten?

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:23
Akullore

Kremoze, e ftohtë dhe e ëmbël – kjo është ajo që duhet të shijojë akullorja. Por nga vjen shija e saj në të vërtetë? Cilat janë më të preferuarat? A ka akullore pa gluten? Për të gjitha këto mund të informoheni duke lexuar këtë artikull.

Akullorja është deserti më i kërkuar për të na dhuruar freski në stinën e verës. Ajo është një produkt i ngrirë i qumështit i përbërë nga përzierja dhe përpunimi i duhur i kremës dhe produkteve të tjera të qumështit, së bashku me sheqer dhe aromë, me ose pa stabilizues ose ngjyrë, dhe me përfshirjen e ajrit gjatë procesit të ngrirjes. Kur përzihet dhe ngrihet, rreth 50% e vëllimit të akullores janë flluska të ajrit.

Recetat e para për këtë ëmbëlsirë rrjedhin nga Kina e lashtë ku ishte zakoni që të përzihen akulli dhe qumështi, ndërsa Evropianët këtë desert e kanë kuptuar më vonë nga arabet në shekullin e 17. Një nga vendet e para për të shërbyer akullore për publikun e gjerë në Evropë ishte Café Procope në Francë.

Sipas hulumtimeve të kryera tregohet se edhe përkundër shumë shijeve dhe shtesave të cilat gjatë kohës janë krijuar, edhe më tutje më e adhurueshme është akullorja nga vanilja, ndërsa si shtesë më së shumti përdoren dredhëza dhe çokollata.

Ku mund të gjej akullore pa gluten?

Për të gjithë ju që jeni intolerant ndaj glutenit, nëse vërtet doni ta freskoni veten me shije fantastike, provoni akulloret pa gluten të brendit të njohur Coop e cila ofrohet në Super Viva.

Një ndër ato që ju dhurojnë një shije të parezistueshme është Coop Spagnola, ajo është një akullore vanilje me një kombinim të përkryer të lëngut të qershisë, po ashtu në të përmban edhe fruta qershie të freskëta. Edhe shumë lloje tjera që ja vlen të cekën janë: akullore me çokollatë, me limon, me kafe etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat