3 sekrete për të kuptuar nëse një shalqi është i pjekur

Ushqime

3 sekrete për të kuptuar nëse një shalqi është i pjekur

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 22:25
Ilustrim

Të blesh një shalqi është një lloj investimi me risk. Të mbuluar nga lëkura e trashë, nuk dihet kurrë si dhe cilin nga shumë frutat e ekspozuar të zgjedhim. Po a ka një mënyrë për të kuptuar nëse do jetë i mirë apo jo?

Nëse do dish çfarë dhe ku të kontrollosh mund të gjesh një shalqi të ëmbël dhe të lëngshëm. Ja ajo që do duhet të dini.

Kërkoni 'shenjën e diellit'. Një shalqi gati për t’u prerë do ketë një njollë të verdhë të zbehtë në lëkurë. Nëse 'shenja' nuk është, më mirë të mos rrezikosh.

Sigurohuni që është i rëndë. Një tjetër karakteristikë që duhet konsideruar. Nëse shalqiri është me të vërtetë i rëndë, atëherë do të jetë i mirë. Sa më i rëndë të jetë, aq më mirë është... Do ankohet vetëm shpina juaj!

Tak, tak. trokisni. Sigurisht, ndonjë mund t’ju shohë si të ishit të çmendur, por ia vlen. Një zhurmë e mbytur tingëllon si urdhri 'lëre'.

Nëse shalqiri kalon këtë tri prova, ke gjetur frutin ideal për pasditen verore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat