Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni probleme me stomakun…

Ushqime

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni probleme me stomakun…

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:19
Ilustrim

Nëse keni dhimbje stomaku, të vjella, diarre apo edhe simptoma të tjera duhet të tregoheni të kujdesshëm me ushqimet që konsumoni. Më poshtë është një listë me produktet që duhet të evitoni në momentin që keni kriza.

Sheqeri i rafinuar

Ushqimet që kanë në përmbajtje sheqer të rafinuar mund të çojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Ndonëse kjo nuk ndikon drejtpërdrejt në stomak, mund t’ju bëjë të mos ndiheni mirë, gjë e cila nuk do të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme.

Qumështi dhe nënproduktet e tij

Qumështi dhe nënproduktet e tij kryesojnë listën e ushqimeve që u duhet thënë “jo”, kur është fjala për stomakun e trazuar. Më shumë se gjysma e popullsisë në botë është intolerante ndaj laktozës, që do të thotë se atyre u mungon enzima e nevojshme për të tretur produktet e qumështit. “Por edhe nëse nuk jeni intolerantë ndaj laktozës, një infeksion viral ose bakterial mund të ndikojë në laktazën (enzimë digjestive e laktozës) dhe mund të shkaktojë humbjen e përkohshme apo edhe të përhershme të aftësisë për të tretur laktozën”, thonë mjekët.

Çokollatë dhe kafeinë

Kafeina dhe çokollata po ashtu janë irrituese për stomakun. Mishi ka yndyra, gjë e cila nuk ju ndihmon nëse vuani nga stomaku. Kjo për shkak se ushqimet yndyrore aktivizojnë receptorët kimikë në stomak në mënyrë të tillë që të ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, duke ju bërë të ndiheni të fryrë.

Ushqime të larta në acid

Frutat e agrumeve së bashku me produktet me bazë domate (domatja teknikisht përmban shumë acid) rekomandohet që të shmangen. Kjo vlen edhe për lëngjet e frutave. Pra, ndërsa lëngu i mollës ndoshta mund të jetë një zgjedhje e mirë, s’mund të thuhet e njëjta gjë për lëngun e portokallit.

Alkooli

“Ashtu si shumë artikuj të tjerë në listën e ‘ushqimit të keq’, alkooli mund të përkeqësojë aciditetin e stomakut”, thonë specialistët e shëndetit. Alkooli irriton stomakun dhe mund të jetë një problem i veçantë për ata që kanë vështirësi me mëlçinë. Njerëzit me probleme në mëlçi nuk duhet të pinë sasi të mëdha të alkoolit dhe kushdo tjetër me probleme stomaku këshillohet të qëndrojë larg gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat