Përse nuk duhet ta mbani bukën në raft dhe ku është më e sigurt ta mbani?

Ushqime

Përse nuk duhet ta mbani bukën në raft dhe ku është më e sigurt ta mbani?

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 09:37
Foto Ilustrim

Sporet nga ajri mund të gjenden lehtë në bukë, mirëpo rrënjët e tyre janë të gjata dhe u nevojiten disa ditë që të fillojnë të rriten, ndërkaq gjatë asaj kohe ju do t’i fusni në organizmin tuaj

A e mbani bukën në shportë, në pult apo në tavolinën e punës?

Studimet tregojnë që lokalet e hapura janë vendet e fundit në të cilat duhet ta ruani bukën.

Sipas studimit të universitetit “Linkoln” në Nebraska, mikroorganizmat e dëmshëm të cilët e prishin bukën zhvillohen në temperaturë dhome.

Nëse bukën e mbani një javë në vend të hapur, ajo do të bëhet qullët dhe do të myket.

Nëse bukën e lini në dritë dhe në ajër, mund të prishet shpejt. Sporet nga ajri do të hyjnë në të, mirëpo ato kanë rrënjë të gjata, gjë që u duhet disa ditë që të fillojnë të rriten dhe gjatë asaj kohe ju as që do t’i vëreni, ndaj do t’i fusni në organizmin tuaj.

Ku do të duhej ta ruanit bukën?

Me siguri pyesni se si ta ruani bukën tuaj? Mund ta ruani në kuti e cila përdoret për produkte të konservuara apo në kuti jo të lagësht të biskotave.

Mirëpo, vendi më i mirë për bukën tuaj është në frigorifer me ngrirje të thellë!

Nuk është me rëndësi a blini bukë të freskët apo ndonjë paketim me qëndrueshmëri të gjatë, kurrë mos e lini jashtë më shumë se një ditë.

Studimi i “Revistës evropiane për ushqim klinik” ka treguar që mbajtja e bukës në frigorifer me ngrirje të thellë zvogëlon shanset për zhvillimin e mykut të bardhë, gjë që zvogëlon prishjen e bukës.

Buka juaj mund të qëndrojë deri në tre muaj në frigorifer dhe ende do të jetë e përshtatshme për ngrënie pas pak minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat