Ushqime të famshme që i kemi ngrënë gjithë kohën gabim!

Ushqime

Ushqime të famshme që i kemi ngrënë gjithë kohën gabim!

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:23
Ilustrim

Për shefat e kuzhinës mund të jetë shokuese të shohin sesi njerëzit keqtrajtojnë ushqimin e tyre. Sigurisht, askush nuk ka të drejtë të të tregoj si të sillesh me të apo të hash në një mënyrë të caktuar, por e mira është që t'i respektojmë duke i konsumuar siç duhet!

Çfarë kemi ngrënë gabim deri tani? 

#1. Sushin 

Gabimi më i shpeshtë që bëhet me sushin është futja e pjesës së orizit në salcë. Specialistët e sushi-it sugjerojnë që në salcë të fusni vetëm pjesën e sipërme të peshkut në mënyrë që të shmangi shpërhapjen dhe ta shijoni siç duhet. Që ta dini, sushi më mirë konsumohet me duar dhe jo me shkopinj.  Në restorantet e shtrenjta japoneze, shkopinjtë nuk përdoren kurrë për sushi.

#2. Djathi i bardhë

Djathi i bardhë duhet shplarë sa herë ta konsumoni. Duke e larë ju i hiqni kripën e panevojshme që ka.

#3. Çokollata

Çokollata supozohet të shijohet duke e lënë të shkrihet në gojë. Mos e kafshoni, bëni durim!

#4. Lëkura e mollës

Nuk ju kanë gënjyer kur ju kanë thënë se esenca e mollës është tek lëkura e saj. Një mollë me lëkurë ka 116 kalori kurse e qëruar mban 104, prandaj herën tjetër, shplajeni mirë para se ta hani mollën me gjithë vlerat e saj!

#5. Kripa dhe sheqeri

E dini që të gjithë ushqimet duhet të konsumohen me kripë. Edhe ato që janë të ëmbla, kanë nevojë për pak kripë!

#6. Sallata çezar

E dini që fletët e kësaj sallate duhet të jenë të mëdha mjaftueshëm dhe të përgatitura mirë sa për t'u ngrënë me duar? Prandaj përbërësit e tjerë duhet të vendosen në hapësirë të mjaftueshme që të kapen kollaj. Nëse kjo s'ndodh nuk është sallata më e mirë çezar që keni provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat