Receta e fundjavës: Pulë e tiganisur me patate dhe limon

Ushqime

Receta e fundjavës: Pulë e tiganisur me patate dhe limon

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:47
Pulë e tiganisur me patate dhe limon

Nga ato receta të çastit që sajohen me ç’të kesh për momentin dhe që dalin më të mira se ato që i ke menduar t’i përgatisesh me ditë të tëra. Një vakt që do ju kujtojë drekat e fundjavave në familje në vitet ‘90.

Përbërsit për 2 persona

2 pjesë pule

200 gram patate të reja

rozmarinë

pak piper të kuq pikant

2 thelpinj hudhër

1 limon

kripë dhe piper i zi

vaj ulliri

rigon

Përgatitja

Jepini një valë të shpejtë mishit të pulës në pak ujë me kripë dhe lëngun ruajeni mënjanë.

Ndani patatet e reja me gjithë lëkurë në dysh dhe këtyre jepuni një valë në ujë me kripë afërsisht 10 minuta. Kullojini dhe shtoni pak kripë, rigon, piper të kuq, piper të zi dhe vaj. Përziejeni përmbajtjen e enës që patatet të lyhen nga të gjitha anët.

Në një tigan me fund që nuk ngjit shtoni pak vaj dhe thekni copat e pulës mirë, shtoni dhe patatet me pjesën e tulit poshtë që të theken mirë, kthejini nga ana tjetër dhe lërini përsëri të theken mirë.

Shtoni hudhrat  e grira imët, disa feta limoni, rozmarinë dhe shuajeni me pak lëngë limoni. Lëreni që lëngu i limonit  të avullojë dhe shtoni 1 gotë nga lëngu i mishit. Mbujoleni me kapak dhe lëreni që lëngu të bëhet kremoz.

Sipas dëshirës, kur t’i shtoni lëngun e pulës mund ta vazhdoni gatimin në furrë për nja 10 minuta. Shërbejeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat