Si të përgatisni në shtëpi mafishe njësoj si ato të pastiçerisë, receta nga Rafaela Llanaj

Ushqime

Si të përgatisni në shtëpi mafishe njësoj si ato të pastiçerisë, receta nga Rafaela Llanaj

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një nga ëmbëlsirat e preferuara të të gjithëve që prej fëmijërisë janë pa dyshim mafishet ose siç njihen ndryshe, meringue. E mira e kësaj ëmbëlsire është se përgatitet shumë thjeshtë dhe nuk të merr kohë aspak. Më poshtë po ju sjellim recetën nga Rafaela Llanaj.

Ju duhen:

2 të bardha veze

80 gr sheqer normal

80 gr sheqer pluhur

Mënyra e përgatitjes:

Rrahim dy të bardhat e vezës fort dhe më pas shtojmë sheqerin pluhur të situr. E trazojmë me një spatull.

Në një qese pasticerie hedhim masën dhe me formën që duam i vendosim në një tavë, ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje. I pjekim në 80 /100 gradë derisa të thahen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat