4 ushqime që nuk duhet t’i ndani nga tryeza këtë sezon

Ushqime

4 ushqime që nuk duhet t’i ndani nga tryeza këtë sezon

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Më ndryshimin e stinës edhe dieta jonë ushqimore duhet të ndryshojë në mënyrë që t’i përshtatet sezonit. Kjo ndodh në mënyrë që ushqimet të hamë të jenë të freskëta dhe sa më të shëndetshme.

Prandaj tani që kemi hyrë në stinën e vjeshtës ne kemi disa këshilla për t’ju dhënë rreth ushqimeve që nuk duhen ndarë nga tryeza.

Shega

Shega është fruti më me vlerë i kësaj stine. Është plot me antioksidantë dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme.

Geshtenja

Janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës.

Kungull

Falë vitaminës A dhe C, kungulli mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

Presh

Preshi i freskët përmban shumë lëndë ushqimore me vlera të larta biologjike, fiziologjike, dietetike e mjekësore për organizmin e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat