Zbatoni këto kushte për të mbajtur në gjendje të mirë ushqimet

Ushqime

Zbatoni këto kushte për të mbajtur në gjendje të mirë ushqimet

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve,në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

; Ruajtja në temperaturën e ambientit
; Ftohja e pamjaftueshme
; Nxehja e pamjaftueshme
; Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
; Gatimi i pamjaftueshëm
;Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
; Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh,është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen.

Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat