Pse duhet të hani kos në mëngjes – Vlerat fantastike për shëndetin

Ushqime

Pse duhet të hani kos në mëngjes – Vlerat fantastike për shëndetin

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:37
foto ilustrim

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët.

Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë.

Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.

Sistemi tretës

Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

Imuniteti

Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë.

Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Tensioni i lartë i gjakut

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Infeksionet

Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

Kockat

Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium.

Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret e këqija

Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës.

Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

Kos pas aktivitetit fizik

Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik.

Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

Alergjitë

Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit.

Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Rënia në peshë

Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

Kaviteti

Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti.

Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat