Racion i shpejtë sallate me mish pule të cilin do ta përgatisni shpesh

Ushqime

Racion i shpejtë sallate me mish pule të cilin do ta përgatisni shpesh

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 16:41
foto ilustrim

Ngutuni derisa specat janë kaq të ëmbël dhe aromatikë!

Përbërësit:

– 2 fileta mish pule;
– 3 speca të mëdhenj të pjekur
– 50 gr aragula
– 100 gr djathë feta
– 1 qepë e vogël;
– kripë;
– piper sipas shijes;
– përzierje e erëzave apo vetëm rigon;
– vaj ulliri virgjin.

Përgatitja:

Mishin mbulojeni me folie transparente, pastaj tëholloni pak me çekiç për rrahje mishi.

Qitni kripë, piper dhe përzierjen e erëzave nga të dyja anët.

Fërgoni në skarë apo në tigan. Lini anash rreth 10 minuta, pastaj pritni për së gjati.

Gjatë kësaj kohe, qepën grijeni formë brinjësh, specin copëtojeni në shirita.

Aragulën lajeni dhe thajeni. Përzieni perimet, shtoni mishin e ftohur.

Sallatës qitni vajin e ullirit dhe filetën e grimcuar. Provoni edhe sipas nevojës t’i qitni kripë. Qitni rigon.

Nëse keni lëngun të cilin e kanë liruar specat lirisht qitjani disa lugë në sallatë, do t’i japë një shije të mrekullueshme.

Gjithashtu, sipas shijes, mund të shtoni një sasi të vogël uthull balsami.

Ju bëftë mirë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat