Shtatë ushqime që nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë, zbuloni arsyet

Ushqime

Shtatë ushqime që nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë, zbuloni arsyet

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:19
Ilustrim

I shpikur për herë të parë në vitet 1940 rastësisht, mikrovala është tani një nga pajisjet kryesore të kuzhinës në çdo familje.

Por ka disa lloje specifike të ushqimeve që nuk duhet t’i ringrohni në mikrovalë, shkruan "Bright Side".

Vezët e ziera

Kur ngrohni një vezë të zier në mikrovalë, avulli ndërtohet nga molekulat e ujit duke shkaktuar një grumbullim të presionit. Meqenëse vezët kanë një membranë dhe lëvozhgë të hollë, ato nuk janë në gjendje të mbajnë të gjithë presionin, gjë që mund të çojë në një shpërthim shumë të nxehtë në mikrovalë, në pjatën tuaj, apo edhe kur ju e kafshoni!

Karotat

Megjithëse mund të gatuhen dhe të nxehen në një mikrovalë, karotat e papërpunuara, veçanërisht ato me lëvore, mund të jenë potencialisht të rrezikshme.

Nëse karotat nuk lahen siç duhet dhe kanë ndonjë mbetje të papastërtisë, mineralet në tokë mund të shkaktojnë shkëndija në mikrovalë. Kjo mund të shkaktojë dëme serioze në mikrovalën tuaj nëse ndodh vazhdimisht.

Mishi i përpunuar

Mishi i përpunuar përmban sasi të larta kripe, kimikatesh dhe konservues. Por kur shtoni ngrohjen në mikrovalë, nivelet e kolesterolit mund të rriten, gjë që mund të çojë në probleme të zemrës. Mënyra më e sigurt për të ngrohur proshutat dhe kremviçet tuaja është në skarë ose në tigan.

Uji

Ngrohja e ujit në mikrovalë mund të duket si opsioni më i thjeshtë. Por studimet tregojnë se shumë raste të djegies vijnë nga uji që nxehet në mikrovalë.

Valët elektromagnetike në një furrë me mikrovalë mund të shkaktojnë mbinxehje të ujit, gjë që i bën molekulat e ujit të paqëndrueshme dhe mund të shkaktojnë zierje intensive dhe madje shpërthime!

Pulë

Pula mund të përhapë salmonelën, veçanërisht kur nuk është gatuar siç duhet! Kur gatuani një pjesë të pulës në mikrovalë, shanset për pjekje të barabartë janë shumë të vogla, duke e bërë atë një rrezik të mundshëm për ndotjen bakteriale.

E njëjta gjë mund të thuhet për pjesët e tjera të mishit të papërpunuar. Është më mirë të gatuani mish në një tigan, në skarë ose në furrë.

Domate dhe salcë domateje

Ashtu si vezët e ziera, domatet mund të shpërthejnë kur kalojnë shumë kohë në mikrovalë. Për shkak të përmbajtjes së lëngshme të domateve të freskëta dhe salcës së makaronave, grumbullimi i presionit bën që ato të flluskojnë dhe të lëshojnë lëng, duke u shpërndarë në të gjithë mikrovalën tuaj.

Speca djegës

Specat djegës përmbajnë nivele të larta të kapsaicinës, e cila mund të jetë mjaft djegëse. Kur kapsaicina ekspozohet ndaj valëve elektromagnetike në një mikrovalë, ajo fillon të nxjerrë tym dhe mund të marrë flakë! Zjarri dhe tymi që do të lirohet nga mikrovala mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe ndjesi djegieje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat