Aroma e së dielës, çfarë mund të gatuani sot

Ushqime

Aroma e së dielës, çfarë mund të gatuani sot

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:44
Ilustrim

Dreka e së dielës ka të bëjë me kalimin e një kohe cilësore me familjen, duke shijuar një vakt të shijshëm. Shumë prej jush zgjedhin gatime të thjeshta dhe komode me qëllim që të kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj. Disa të tjerë zgjedhin gatime të cilat nuk mund t’i realizojnë gjatë javës. Por tek këto receta mund ta gjejnë veten të dyja palët.

Si thoni për një pulë të stilit indian e shoqëruar me oriz, e cila do të jetë në tavolinë për 30 minuta?

Sekreti i këtij gatimi është përzierja e erëzave: kanell, piper i zi, majdanoz, shafran. Këto erëza duhet të kalojnë njëher në vaj ulliri të nxehtë për të lëshuar më shumë aromën.

Përbërësit për 4 persona:

2 lugë vaj ulliri

1 qepë të madhe

6 thelpinj hudhër, të shtypura

2 lugë xhenxhefil i freskët i qëruar dhe i pastruar imët

1 lugë erëzash të përziera si më sipër

2 lugë spec i ëmbël

   Kripë dhe piper i lehtë

2 lugë salcë domate

½ kg gjoks pule pa kocka, pa lëkurë, të prera në copa 2 inç

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe hidhni dy lugë vaj me një nxehtësi mesatare. Shtoni qepën dhe trazoheni herë pas here derisa të fillojë të ndryshoj ngjyrën. Më pas uleni nxehtësinë nën mesatare dhe lëreni dhe për 3-4 minuta. Më pas vendosni hudhrat dhe trazojini për 1 minutë. Hidhni xhenxhefilim, përzirjen e erëzave, gjysëm luge kripë dhe përziejeni për dy minuta.Shtoni dhe salcë e domates dhe lëreni 2 minuta. Më pas shtoni pulën në tenxhere dhe kthejeni herë pas here për 5 minuta.Shtoni ujë ose lëng pule nëse keni dhe lëreni me zjarrë të ulët. Më pas mund ta shërbeni me oriz.

Një tjetër recetë e veçantë është supa me finok

Supë me finok
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
½ qepë
1 finok
1 mollë jeshile
2 patate të ëmbla
50 ml vaj ulliri
20 g gjalpë
kripë
piper
fara finoku
PËRGATITJA:
Ziejmë me ujë dhe kripë patatet lejla. Skuqim lehtë qepën derisa të zverdhet me pak vaj ulliri, shtojmë finokun dhe mollën e prerë në copa. I shuajmë me ujë dhe i lëmë të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. E kalojmë supën në blender dhe e rregullojmë për kripë dhe piper. Patatet lejla i ndajmë në feta dhe i kalojmë në tigan me gjalpë dhe farat e finokut derisa të kërcanisen. E shërbejmë supën duke vendosur sipër disa feta patate, fara dhe degë finoku, si dhe pak vaj ulliri.

Ju bëftë mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat