Nëse keni probleme me gjumin, këtë ushqim duhet ta shmangni para se të flini

Ushqime

Nëse keni probleme me gjumin, këtë ushqim duhet ta shmangni para se të flini

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:25
Ilustrim

Trupi ynë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse nuk plotëson oraret e gjumit. Çrregullimet me gjumin sjellin probleme të shumta për shëndetin, duke nisur nga ai mendor, deri tek obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse e keni vënë re ka disa ushqime apo produkte që ne i konsumojmë dhe që ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë. Nutricionisti i njohur Rob Hobson thotë se avokadoja është fruti që duhet të shmangni gjithmonë para se të flini, sepse mund t’ju lërë pa gjumë. Ai ka shpjeguar se avokadoja përmban një aminoacid, i cili stimulon trurin.

Gjithashtu produktet arrore dhe salca e sojës përmbajnë një aminoacid të quajtur tiramine, i cili shkakton lirimin e një hormoni të quajtur norephinephrine e që stimulon trurin. Për një gjumë më të mirë, ai thotë të provoni të shtoni vitaminë B6 në dietën tuaj, ose të konsumoni sa më shumë patate të ëmbla dhe bananet, sepse janë burim i pasur me vitaminë B6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat