Gjithmonë të uritur? Çfarë duhet të hani që të ndiheni të ngopur?

Ushqime

Gjithmonë të uritur? Çfarë duhet të hani që të ndiheni të ngopur?

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 06:14
Ilustrim

Na ndodh shpesh që na merr shpejt uria, vetëm pak kohë pasi kemi ngrënë. Na ngelet të përqëndrohemi tek ngopja. Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e ushqimeve në stomak sa më gjatë që të jetë e mundur sepse kur stomaku juaj është bosh, sinjalet biologjike të mbijetesës fillojnë të stimulojnë urinë. Pra, kur ngopja është e qëndrueshme, uria zvogëlohet.

Plotësia e stomakut nuk është gjithmonë në lidhje me numrin e kalorive. Shpesh bëhet fjalë për vëllim - sasia e ushqimit të konsumuar për të njëjtin numër kalorish. Studimet vazhdojnë të tregojnë se njerëzit hanë për sasinë e ushqimit, jo për kaloritë.

Katër kategoritë ushqimore që mund të rrisin ndjenjën tuaj të ngopjes: ujë, ajër, fibra dhe proteina. Të gjitha përveç proteinave, zgjasin ngopjen duke e mbajtur ushqimin në stomakun tuaj më gjatë. Proteina e rrit ngopjen përmes një lidhjeje stomak-tru, ajo sinjalizon trurin tuaj se jeni të ngopur.

Ujë

Uji është një mbushës i përkohshëm i stomakut, në çdo kohë të ditës. Kur shoqërohet me fibra (natyrshëm gjenden në fruta dhe perime), e rrit dyfish ndjenjën e ngopjes. Uria shpesh ngatërrohet me etjen - dhe pirja e një gote të madhe uji shpesh mund të rregullojë ndjenjën e perceptuar të urisë. Shumë fruta dhe perime kanë më shumë se 90% ujë. Mbani shënim:
 
·      shalqi
·      tranguj
·      domate
·      karrota
·      brokoli

Ajri

Ajri rrit vëllimin në disa ushqime dhe hollon kaloritë. Meqenëse vëllimi i ushqimit është shumë më i madh, ai ju mbush barkun.

Ushqime si:

• kokoshkat

• grurë ose oriz

• ëmbëlsira me oriz

 
Fibra

Fibrat janë një lloj karbohidratesh që nuk treten nga trupi. Përveçse sigurojnë shëndetin e zorrëve, fibra siguron edhe plotësi. Gjithashtu fryhet në stomak kur kombinohet me ujë dhe ushqimi del më ngadalë nga stomaku - duke ju mbajtur më të ngopur për më shumë kohë. Synoni të paktën 20 gr në ditë.

·      Fasulet
·      Frutat e thata
·      Bizelet
·      Fara liri
·      Mielli integral

Proteina

Proteina rrit plotësinë përmes një veprimi në tru. Kur hahen, sinjalet nervore nga stomaku dërgojnë një mesazh që rrit ngopjen. Synoni të paktën 10-15 gr për racion duke zgjedhur këto ushqime:

• kos të thjeshtë me pak ose pa yndyrë

• një vezë e zier shumë

• ton peshku

• gjizë me pak yndyrë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat