Fruti me ‘shumë kokrra’ që shëron tre sëmundje/ Kjo moshë duhet ta konsumojë patjetër…

Ushqime

Fruti me ‘shumë kokrra’ që shëron tre sëmundje/ Kjo moshë duhet ta konsumojë patjetër…

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 13:54
Shega

Vjeshta konsiderohet si “stina e virozëve”, por fati ynë është se në këtë periudhë të artë të vitit, kemi edhe një mori frutash mjaftë të dobishme, vitaminat e të cilave janë ilaçe natyrore.

Ndaj nuk është e nevojshme që të vrapojmë drejt banaqeve të farmacive për të mbushur qeset me ilaçe, sepse mjafton të hedhim pak sytë rreth e rrotull dhe do të shikojmë se mjekimet dhe barnat na i ofron me bujari natyra.

Mjafton të mos nxitohemi kur jemi pak pa qejf dhe të lexojmë, pasi frutat janë aty.

E tillë është edhe shega, ose “fruti i bollëkut” ose fruti me “shumë kokrra”, e cila sjell përfitime të mëdha për shëndetin tonë.

Një studim i fundit zviceran ka vërtetuar se antioksidanti tanina, që gjenden tek shega me shumicë konvertohet në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale, një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me kalimin e viteve.

Nisur nga kjo, gjatë viteve janë bërë shumë kërkime shëndetësore për shegët dhe shumë prej tyre janë kundërshtuar.

Në vitin 2016, “Komisioni Federal i Tregtisë” dhe një gjykatë federale amerikane ndaluan kompaninë “POM Wonderful” që prodhonte lëng shege, që të bënte reklama të cilat thonin se produktet e saj mund të zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës dhe mosfunksionimit erektil.

Tani, megjithatë, të paktën një kërkesë shëndetësore është verifikuar. Ellagitanina, substanca që gjendet në një varietet të frutave dhe arrave, por veçanërisht të përqendruar tek shegët, konvertohet në një përbërje të quajtur urolithin A (UA) në zorrën e njeriut.

Muskujt fillojnë të dobësohen dhe humbasin forcën dhe masën tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç, por një studim i ri ka gjetur se “UA” mund të stimulojë biogjenezën mitokondriale, duke përmbysur kështu efektet e pashmangshme të plakjes në qeliza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat