Peshk për fundjavë? Disa mënyra si të shmangni aromën e keqe

Ushqime

Peshk për fundjavë? Disa mënyra si të shmangni aromën e keqe

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Peshku është një produkt i shëndetshëm dhe ushqyes, është thelbësor për dietën tonë të ekuilibruar

Është e papërshtatshme të refuzosh përdorimin e tij vetëm sepse lëshon një aromë të pakëndshme në fazën e gatimit.

Çfarë problemesh hasim kur do të gatuajmë peshk:

Aroma karakteristike transmetohet në të gjitha enët e përdorura gjatë gatimit.

∙ Afërsia e peshkut në frigorifer me produkte të tjera bën që aroma të transmetohet menjëherë tek ato dhe në të gjitha muret e brendshme të frigoriferit.

Si ta heqim aromën e rëndë nga kuzhina?

Pasi të gatuani peshkun hapni dritaret. Kjo është gjëja e parë dhe më e rëndësishme. Me tej vendosni uthull molle dhe kripë në një enë dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Aroma e uthullës së mollës neutralizon erën e rëndë të peshkut.

Nëse aroma e uthullës ju bezdis, në një enë me ujë shtoni disa shkopinj rozmarine ose kanelle dhe lërini të ziejnë. Aroma e tyre është neutralizuese dhe e këndshme.

Si të hiqni aromën nga frigoriferi?

Alternativa më e mirë do të ishte të pastronit frigoriferin, por në pamundësi për ta bërë këtë, vendosni sodë buke në një cep të frigoriferit. Ajo neutralizon të gjitha aromat e pakëndshme dhe do t’ iu kursejë orët e pastrimit.

Si të lani rrobat, përparëset, peshqirët me aromë peshku?

Pas pastrimit dhe gatimit të peshkut ndodhë që aromat të jenë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat apo peshqirët. Kështu për ta bërë më të lehtë, vendosini për disa orë në ujë të ngrohtë. Në 4-5 litra ujë, shtoni 1-2 lugë uthull. Më pas lajini si zakonisht, këshillon Living.

Si të përmirësoni shijen dhe aromën e supës së peshkut?

Në mënyrë që supa mos të lëshojë një aromë të fortë, shtoni një kokërr (madhësi mesatare) qep dhe karota. Majdanozi dhe selinoja janë ushqime të mrekullueshme, për të balancuar shijet dhe për të krijuar aroma mjaft të mira.

Aroma karakteristike e peshkut, siç mund ta shihni, mund të kapërcehet. Sa herë që po planifikoni një vakt peshku në menynë familjare, sigurohuni që të keni uthull dhe limon. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat