Zbuloni ushqimet që heqin mërzitjen

Ushqime

Zbuloni ushqimet që heqin mërzitjen

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj AgroWeb.org këshillon që të rishikoni pushtetin që ushqimet e shpejta kanë tek ju. Të gjithë prej nesh, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona.

A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po. Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina dhe norepinefrina. Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendrat hormonale në tru, duke influencuar sasinë e prodhimit të këtyre hormoneve. Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën Nutritional Neuroscience ekzaminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit.

Rezultatet konfirmuan që një ushqyerje me yndyrna të ngopura dhe shumë kalori shkaktonte depresion. Cilët janë ushqimet që na gjallërojnë shpirtin apo ato që na prishin humorin? Gjatë tretjes, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë. Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash. Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni. Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit.

Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës. Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur.

Studimet kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion.

Studime të zgjeruara kanë provuar se pacientët që vuanin nga depresioni kishin nivele të ulëta të acidit folik në organizëm. Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin. Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion. Molla dhe rrushi janë të pasur me fruktozë. Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosët me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet. Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë.

Rekomandohet të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan. Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin. Çokollata përmban një susbstancë të quajtur phenylethylamine e cila ndërvepron me endorfinën. Ka të dhëna shkencore që provojnë se çokollata ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut pavarësisht sasisë së madhe të sheqerit, yndyrës, kafeinës dhe substancës së lartpërmendur. Sheqeri tek çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrnat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.” Kafeina tek çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues tek njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat