Mësojeni njëherë e mirë; Patatet nuk të shëndoshin; Ekspertët hedhin poshtë mitin që përndjek këtë ushqim

Ushqime

Mësojeni njëherë e mirë; Patatet nuk të shëndoshin; Ekspertët hedhin poshtë mitin që përndjek këtë ushqim

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Ju i doni të skuqur, të pjekur dhe të bëra pure. Por a janë patatet të mira për ju? Dietologët i janë përgjigjur kësaj pyetje

Pasi Spanjollët i sollën ata në Evropë në vitet 1500, patatet ngadalë filluan të shpërndaheshin nëpër botë. Ata kanë qenë një element kryesor  në çdo ushqim që prej asaj kohe.Por kur bëhet fjala për të mbajtur një regjim ose dietë, shumë pak njerëz e përdorin pataten.

E vërtetë është se ati janë të shëndetshme në varësi të mënyrës se si i përgatisni ato. "Unë jam një adhuruese e patates", thotë Lisa Young, një profesoreshë e të ushqyerit në Universitetin e Nju Jorkut “Perimet përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese - përfshirë vitaminën antioksiduese C, fibra dhe kalium. Ata marrin një nocion  të keq kur vjen puna për të mbajtur një regjim të shëndetshëm sepse janë një karbohidrat niseshteje, për të cilën shumë njerëz gabimisht mendojnë se çojnë në shtim në peshë. ”

Ngjyra e patates gjithashtu nuk  ndihmon kauzën e saj” ”Është një perime i bardhë dhe ekziston një mit i vazhdueshëm që çdo ushqim i bardhë është i keq për ju”, thotë Allison Knott,  një specialiste e bordit të Neë York City në dietologjinë sportive. . "Patatet në formën e tyre më natyrore nuk kanë yndyrë, ose sheqer të shtuar dhe janë shumë të ulëta të natriumit."

Pra nëse i doni shumë përdorini ato në formën e tyre natyrale pa i shtuar shumë përbërës të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat