Byrek me kungull, receta që mbledh gjithë familjen në tryezë

Ushqime

Byrek me kungull, receta që mbledh gjithë familjen në tryezë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Për brumin: 500g miell

1 gotë ujë, lugë gjelle vaj, kripë

Për mbushjen: 

1 kg kungull

3 kokrra vezë

1 gotë qumësht

100g gjalpë 

kripë

sheqer.

Përgatitja: 

Zëmë brumin në një enë të thellë duke hedhur miellin, ujin, vajin dhe pak kripë. I rrahim me dorë deri sa të bëhet një masë jo shumë e qullët. E ndajmë brumin në 8 topa dhe vazhdojmë të hapim petët.

Përgatisim edhe kungullin duke e grirë në rende, e vëmë në një tas dhe i hedhim qumështin dhe vezët dhe i përziejmë mirë. Marrim një tepsi mesatare dhe e lyejmë me gjalpë. Shtrojmë 5 peta duke i spërkatur me pak gjalpë për çdo petë hedhim të gjithë kungullin në mes dhe shtrojmë petat e tjera. I vëmë gjalpë sipër dhe e vëmë të piqet në temperaturë 200-220 gradë për 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset pak pastaj e presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat